Rektori Hajrizi u takua me rektorin e Universitetit për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit, János Józsa

18/02/2016

Prof. dr. Edmond Hajrizi, rektori i UBT-së, zhvilloi një takim me Prof. Dr. János Józsa, rektor i Universitetit për Teknologji dhe Ekonomi në Budapest.

 

Rektorët Hajrizi dhe Józsa diskutuan për një varg çështjesh me interes, përfshirë harmonizimin e aktiviteteve për studime të përbashkëta, hulumtime dhe projekte të tjera të përbashkëta.

UBT dhe Universiteti për Teknologji dhe Ekonomi në Budapest kanë marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha, që ofrojnë mundësi shtesë për studentët dhe stafin e të dy institucioneve.

 

Universiteti  për Teknologji dhe Ekonomi i Budapestit është i themeluar në vitin 1782 dhe është një ndër universitetet më të mëdha e më të njohura në Hungari.