Rektori Hajrizi u takua me rektorë, profesorë dhe personalitete të shquara të universiteteve në Gjenevë të Zvicrës

15/10/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, përgjatë qëndrimit të tij për garën ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge”, që po mbahet në Zvicër, është takuar me personalitete të shquara nga institucionet të ndryshme të Zvicrës.

Sot ai ishte i ftuar special në ditët e akademisë “Dies Academicus”, të organizuara nga Universiteti i Gjenevës, ku takoi për së afërmi rektorin e Universitetit të Gjenevës, Yves Flückiger, si dhe me dekanët e fakulteteve, me të cilët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit institucional.

Në këtë ceremoni, ku të ftuar ishin personalitete të ndryshme nga shkenca, teknologjia, biznesi e politika, rektori Hajrizi ka takuar Presidentin e Parlamentit të Gjenevës, ish-presidentin dhe anëtarin e Parlamentit, Eric Leyvraz, si dhe profesorin François Lefort githashtu ish-President dhe tani anëtar i parlamentit, me të cilët diskutoi për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërmjet UBT-së dhe institucioneve të Zvicrës.

Profesori François Lefort, ka kontribuar edhe më pare me ngritjen e bashkëpunimit mes UBT-së dhe universiteteve të Gjenevës, si dhe në ngritjen e kapaciteteve laboratorike në fushën e gjenetikës së bimëve.

Përgjatë qëndrimit të tij në Gjenevë të Zvicrës, rektori Hajrizi me ftesë të parlamentarëve, është takuar edhe me bashkatdhetarin  Ekrem Kurexha, i cili vazhdimisht ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Kosovës.

Ne vazhdën e takimeve, rektori Hajrizi, u takua edhe me rektoren e Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Luciana Vaccaro, me të cilën diskutoi po ashtu rreth vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit.

Takim të veçantë rektori Hajrizi, kishte edhe me profesorë të tjerë të respektuar nga Universiteti i Gjenevës, të cilët janë fitues të çmimeve botërore për shkencat e natyrës, e matematikës.

“Çdo takim ishte shumë i veçantë dhe të gjitha takimet që i kemi mbajtur deri më tani ishin frytdhënëse dhe te hapura për bashkëpunim në fushat me interes. Zvicra ka dhënë një kontribut të madh për Kosovën dhe Kosova ende ka shumë nevojë për të”, ka thënë rektori Hajrizi.

Universiteti i Gjenevës është njëri prej universiteteve më prestigjioze në botë, dhe vitin e kaluar stafi i këtij institucioni të arsimit të lartë ka fituar çmimin nobel per fizikë.