Rektori Hajrizi u takua me ministrin e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri

22/12/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i shoqëruar nga profesori i UBT-së, Naser Rugova, ka takuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

Rektori Hajrizi dhe ministri Shaqiri diskutuan rreth zhvillimit të arsimit dhe shkencës në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i vënë theks të veçantë bashkëpunimeve të reja ndërmjet institucioneve arsimore në këto dy vende në mënyrë që të hapen mundësi të reja për studentë dhe profesorë.

Në këtë takim, rektori Hajrizi prezantoi edhe mundësitë e shumta që i ofron UBT përmes një ekosistemi inovativ me kapacitete të përsosura infrastrukturore për të rinjtë e Kosovës, por edhe të Maqedonisë së Veriut, duke qenë kështu shembull për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit, shkencës dhe inovacionit në rajon.

Ndër të tjera, pjesë e diskutimit në këtë takim ishin edhe të arriturat e UBT-së në arenën ndërkombëtare dhe rangimet si institucioni lider i arsimit të lartë në rajon nga shumë organizata dhe revista prestigjioze.