Rektori Hajrizi u nderua me mirënjohje nga Këshilli Studentor i UBT-së

bool(false) 29/12/2021

Për të nderuar kontributin dhe rolin e tij në fushën e arsimit, teknologjisë, inovacionit dhe shkencës, Këshilli Studentor i UBT-së, i ka ndarë një mirënjohje rektorit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se ky vlerësim është një prej vlerësimeve të veçanta marrë parasysh faktin se po bëhet nga studentët e institucionit, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me studentët e tjerë.

 

“Kjo mirënjohje jo vetëm për mua por për gjithë institucionin është shumë e veçantë, pasi që studentët janë arsyeja që ne funksionojmë dhe i gjithë ky institucion është ndërtuar për gjeneratat e reja, për të rinj ambicioz që duan të jenë të suksesshëm në të ardhmen”, ka thënë rektori Hajrizi.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi i shoqëruar nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof.dr. Muhamet Ahmeti, diskutuan me Këshillin Studentor edhe për mënyrën e përfaqësimit sa më të denjë të të gjithë studentëve të UBT-së.