Rektori Hajrizi u ndan certifikata 4 grupeve fituese për ridizajnimin e UBT – Kampusit

03/06/2016

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, u ka dhënë certifikata 4 grupeve më të mira të studentëve të arkitekturës, për projektet rreth ridazjnimit UBT-Kampusit, në Lipjan, të seleksionuara nga juria profesionale. Midis 8 grupeve, vendi i parë i është dhënë grupit “15”, përfaqësuar nga Fatih Qeku, Sokol Nikqi, Donat Minca dhe Rinor Ymeri. Vendi i dytë grupit “Hig Cad”, i përbërë me studentët, Lorik Musa dhe Pajtim Krasniqi. Vendi i tretë grupit “AL”, i përfaqësuar nga Lyra Pallaska e Artan Gojani dhe vendi i katërt grupit “Trivalent” me studentet, Naile Fejzullahu, Arlinda Dragusha dhe Atdhe Rexhaj. Ridizjanimi i Kampusit bëhet në vigjilje të 15 vjetorit të themelimit të UBT-së. Projekti parasheh ridizajnimin e hapësirave të përbashkëta. Rektori Hajrizi, para ndarjes së mirënjohjeve, ka thënë se qëlllimi ka qenë që të involvohen studentët në procesin e dizajnimit të kampusit, në mënyrë që ata bashkë me profesorët të përdorin kreativitet. Ai ka treguar se për grupet fituese, përveç çmimeve monetare, është siguruar edhe intership. Arkitektja Blerta Vula – Rizvanolli, organizatore e projektit, ndërkaq, ka treguar se ridizajnimi do të fillojë javën e ardhshme, pa e penguar procesin edukativo-arsimor, ndërsa pritet të përfundojë më 15 korrik.