Rektori Hajrizi takon përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës

30/04/2024

Përfaqësues nga Kosovo Olympic Committee, përfshirë Presidentin Ismet Krasniqi, sekretarin Besim Aliti dhe Fitim Arifi nga Akademia Olimpike u mirëpritën në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe stafi i Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më afër me Qytetin e mençur të UBT-së, si dhe infrastrukturën që UBT ka krijuar për të ndërtuar një bashkëpunim të mirëfilltë mes këtyre dy institucioneve.

Gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet memorandumi i marrëveshjes me Komitetin Olimpik, ku UBT do të ofrojë kapacitetet infrastrukturore dhe akademike në ndihmë të KOK-ut, duke u bërë një nga sponsorët më të rëndësishëm që Komiteti Olimpik ka nga sfera akademike.