Rektori Hajrizi takoi shefin e UNHCR, Erol Arduç

03/12/2021

Rektori i UBT-së, Prof.Dr.Edmond Hajrizi, priti në takim, në ambientet e Kampusit Inovativ të UBT-së, Shefin e Misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduç.

 

Gjatë këtij takimi Rektori Hajrizi e njoftoi kreun e këtij misioni për angazhimin e përhershëm të UBT-së për krijimin e një shoqërie të dijes, përmes krijimit të  profesionistëve më të mirë nga secila fushë dhe ekspertëve më të përgatitur, për t’u  dalë ballë sfidave të së ardhmes.

 

Rektori Hajrizi dhe shefi i UNHCR biseduan, gjithashtu, për bashkëpunimin e mirë në mes të UBT-së dhe organizatave që veprojnë nën ombrellën e Zyrës së Koordinatores së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovës në sfera të ndryshme, e të cilat ndërlidhen me përmbushjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, sipas agjendës globale 2030, për një botë më të mirë, për të gjithë.