Rektori Hajrizi takoi ambasadorin e Kosovës në Austri

31/03/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, gjatë një vizite në Austri, ka takuar ambasadorin e Kosovës në Vjëen, Sami Ukelli. 

 

Gjatë këtij takimi, ata kanë biseduar për çështje që lidhen me raportet e Kosovës me Austrinë, duke e vënë theksin tek fusha e edukimit dhe arsimit.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi tha se qëllimi i UBT-së është ta zgjerojë bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore të Kosovës dhe atyre të Austrisë, për të mirën dhe për përfitimin e të dyja vendeve.

 

Tutje, Hajrizi e njoftoi ambasadorin Ukelli edhe me aktivitetet, projektet dhe me bashkëpunimet, të cilat  UBT po i realizon me institucionet të shumta vendore e ndërkombëtare dhe në veçanti, me universitet evropiane.