Rektori Hajrizi takohet me përfaqësuesit e Staffordshire University

15/05/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi është takuar me përfaqësuesit e Staffordshire University, të Anglisë, vizitë kjo e realizuar në kuadër të programit Erasmus+.


Gjatë këtij takimi, palët u pajtuan në realizimin e projekteve konkrete për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe hulumtimit.


Me këtë rast, rektori Hajrizi tha se zgjerimi i bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, dhe në veçanti me ato angleze, do të ndikojë në avancimin e mëtutjeshëm të procesit të arsimit në Kosovë.


“Shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit me një universitet prestigjioz dhe me përvojë shumëvjeçare në arsim, siç është Sttafordshire University, do të jetë një mundësi e mrekullueshme për studentët dhe stafin e UBT-së, të cilët do jenë përfitues të drejtpërdrejtë të këtij bashkëpunimi”, vlerësoi Hajrizi.


Sttafordshire University është universitet publik anglez, që e ka marrë këtë titull në vitin 1992, teksa në tërësi numëron rreth 16 mijë studentë dhe ish-studentë, kryesisht të diplomuar në fusha shkencore.