Rektori Hajrizi së bashku me ekspertin e njohur, Tal Catran, takuan ministren e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

08/03/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga eksperti i njohur ndërkombëtar, Tal Catran, u pritën në takim nga ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi, ndërmarrësi i njohur Catran dhe ministrja Hajdari, diskutuan për çështje të ndryshme që ndërlidhin ndërmarrësinë në Kosovë, si dhe mundësinë që të rinjtë të inkorporohen gradualisht në sistemin e ndërmarrësisë.

 

Rektori Hajrizi me këtë rast shprehu edhe njëherë gatishmërinë që si UBT të ndihmojë të rinjtë që në kuadër të ekosistemit të dijes dhe inovacionit që ka UBT, gradualisht t’i integrojë ata edhe në ekosistemin global të ndërmarrësisë.

 

Nga ky takim i frytshëm, palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të kenë mundësi të zhvillimit të ndërmarrësisë, duke marrë ekspertizën e nevojshme në UBT nga ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.