Rektori Hajrizi qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari

27/04/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në shtetin e Bullgarisë, atje ku do të vizitojë institucione të ndryshme arsimore dhe të industrisë të këtij vendi.

 

Qëllimi i vizitës së rektorit Hajrizi është forcimi i bashkëpunimit me institucionet vendore në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

 

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimeve të shumta që UBT ka me institucione të ndryshme në Bullgari.