Rektori Hajrizi priti në takim një delegacion nga Universal Peace Federation, International Association of Youth and Students for Peace dhe Washington Times

10/06/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga stafi i UBT-së, mirëpriti në Parkun Shkencor Inovativ, në Lipjan përfaqësues të Universal Peace Federation (UPF), International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP) dhe Washington Times.

 

Në bibliotekën inovative të UBT-së, e cila numëron më shumë se 250 mijë tituj, u zhvillua një diskutim me studentët e UBT-së, me panelistët: presidenti i International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP), Koji Matsuda, drejtori i Washington Times, Tom McDevitt, si dhe presidenti i IAYSP për Evropë dhe Lindjen e Mesme, Bogdan Pammer.

 

Në këtë diskutim panelistët prezantuan tema të ndryshme rreth paqes dhe prosperitet në botë, duke i dhënë theks të veçantë ndërlidhjes midis arsimit, medias dhe shoqërisë civile, si dhe ndikimit të tyre për të ndërtuar paqen midis popujve.

 

Në kuadër të këtij diskutimi pjesëmarrësit Koji Matsuda, Tom McDevitt dhe Bogdan Pammer, prezantuan para të pranishmëve punën e tyre në organizata dhe media, të cilat angazhohen për të promovuar dhe ndërtuar paqe dhe barazi.

 

Përgjatë diskutimi, ata shprehën impresionizmin që përjetuan me atë që panë në UBT, duke parë ndërlidhjen e krijuar nga institucioni në një ekosistem që udhëhiqet nga shkenca, teknologjia dhe inovacioni, dhe të bazuar në objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Panelistët e këtij diskutimi, u shprehën optimist për të bashkëpunuar në të ardhmen rreth projekteve që i ndërlidhin të gjitha palët, në mënyrë që studentët të kenë mundësi edhe më të mira se që kanë tani.