Rektori Hajrizi priti një delegacion nga Maqedonia e Veriut – mbanë ligjëratë rreth protokollit diplomatik

24/05/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka mirëpritur një delegacion nga Maqedonia e Veriut në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ku me këtë rast ka zhvilluar edhe një trajnim rreth protokollit diplomatik.

 

Në këtë trajnim, rektori Hajrizi ka diskutuar rreth lidershipit, menaxhmentit, instrumentit të artit të qeverisjes, sipërmarrësisë, diplomacisë dhe menaxhimit.

 

Ndër të tjera, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka shpalosur koncepte të menaxhimit në diplomaci, menaxhimit publik, lidershipit diplomatik, menaxhimit të resurseve njerëzore dhe efikasitetit organizativ.

 

Rektori Hajrizi i njoftoi nga afër delegacionin e Maqedonisë së Veriut me infrastrukturën e UBT-së, punën, angazhimin dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, që institucioni është duke e bërë falë punës së stafit dhe studentëve.

 

Pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishin studentë, të deleguar nga institucionet shtetërore, ministritë, drejtoritë, si dhe këshilltarë komunash.