Rektori Hajrizi priti në UBT drejtorin e Akademisë Deutsche Welle për Ballkanin Perëndimor, Klaus Dahmann

bool(false) 07/02/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka mirëpritur në UBT, drejtorin e Akademisë Deutsche Welle për Ballkanin Perëndimor, Klaus Dahmann, me të cilin kanë diskutuar për çështje të ndryshme që lidhin mediat dhe akademinë.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi së bashku me drejtorin e Akademisë Deutsche Welle, Klaus Dahmann, kanë diskutuar rreth mundësisë së shtrirjes së bashkëpunimit mes dy palëve, për krijimin e kushteve të nevojshme për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi e ka njoftuar nga afër drejtorin e Akademisë Deutsche Welle për Ballkani Perëndimor, Klaus Dahmann, infrastrukturën mediale të institucionit, duke përfshirë grupin e mediave, radio campus, zyrën e montazhes, portalin UBTNEWS, si dhe me pjesë të tjera të rëndësishme të zhvillimit medial brenda institucionit.

 

Ndër të tjera, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi së bashku me dekanin e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Ferid Selimi e kanë njoftuar drejtorin Dahmann, me punën që zhvillohet brenda Fakultetit Media dhe Komunikim në nxjerrjen e gjeneratave të reja të gazetarëve, kameramanëve, zyrtarëve për informim, e fusha të tjera që ky fakultet i ka të inkorporuara në programin unik të tij.

 

Drejtori i Akademisë Deutsche Welle për Ballkanin Perëndimor, Klaus Dahmann, është shprehur i impresionuar me atë që ka parë në UBT, me zhvillimin e mediave, si dhe i lumtur njëkohësisht për punën dhe angazhimin që institucioni ka bërë në nxjerrjen e gjeneratave të reja të gazetarëve dhe njerëzve të medias.