Rektori Hajrizi priti në takim përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

25/05/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, kryetarin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e këtij rrjeti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa, Kanada dhe Australia.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi i ka njoftuar përfaqësuesit e këtij rrjeti me punën dhe angazhimin e UBT-së në fusha të ndryshme të jetës, krijimin e kushteve potenciale për studentët për studimet akademike, si dhe ndërlidhjen që ky institucion akademik e ka bërë mes shkencës, akademisë dhe industrisë.

 

Ndër të tjera, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka ritheksuar rolin e madh që ka diaspora shqiptare në krijimin e kushteve më të mira për studentët në Kosovë, duke i ndihmuar ata në mënyra të ndryshme, si dhe duke i hapur dyert për ta në arenën ndërkombëtare.

 

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, u impresionua me atë që UBT ka zhvilluar në Parkun Shkencor Inovativ, duke krijuar një larmi të laboratorëve, sallave të studimit, hapësirave rekreative për studentë, si dhe mundësi të tjera për studim dhe argëtim.