Rektori Hajrizi priti në takim përfaqësues nga Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis

11/05/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, përfaqësues të Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, nga ku i ka njoftuar ata me punën dhe angazhimin e UBT-së në zhvillimin e arsimit dhe edukimit në Kosovë.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi i ka njoftuar për së afërmi përfaqësuesit e Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, me të arriturat e institucionit që udhëheq, si dhe me kushtet moderne që UBT në vazhdimësi është duke ua krijuar studentëve për zhvillimin e studimeve akademike.

 

Ndër të tjera, rektori Hajrizi në këtë takim, përfaqësuesve të këtij unioni u ka prezantuar edhe vizionin që ka institucioni, duke prezantuar modelet e reja të mësimdhënies që është duke i aplikuar UBT, strategjinë për qytetet e mençura, si dhe zhvillimin enorm që ka pësuar UBT ndër vite.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, pati një diskutim të frytshëm me mysafirët nga Egjipti, të cilët vlerësuan lartë arritjet e UBT-së, në fusha të ndryshme me theks të veçantë te teknologjia, inovacioni dhe zhvillimi i qëndrueshëm.