Rektori Hajrizi priti në takim një delegacion nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

27/03/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, një delegacion nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, të prirë nga Presidenti i këtij universiteti, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Rektori Prof. Dr. Adrian Civici.

Në këtë vizitë, Rektori Hajrizi, delegacionit nga Shqipëria u ka prezantuar ekosistemin e UBT-së, laboratorët dhe mundësitë që ofron për studentët dhe të rinjtë, me teknologjitë më të reja që ka zhvilluar institucioni.

Ndër të tjera, Rektori Hajrizi, ka shpalosur edhe inovacionet më të fundit me teknologjitë më moderne, duke përfshirë këtu Realitetin Virtual dhe të Shtuar, Inteligjencën Artificiale, si dhe bashkëpunimet e tjera ndërkombëtare të cilat janë në proces e sipër.

Delegacioni nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u njoftua edhe me qendrat e UBT-së brenda dhe jashtë vendit, si dhe qendrat e teknologjisë dhe inovacionit që studentëve dhe të rinjve po u mundësojnë zhvillimin e tyre profesional bazuar në programet më moderne të universiteteve më me renome të botës.