Rektori Hajrizi priti në takim Këshillin e Studentëve

05/01/2021

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka pritur në takim Këshillin e Studentëve, me ç’rast së bashku diskutuan për arritjet e semestrit të kaluar, kërkesat dhe nevojat e studentëve të të gjitha fakulteteve.

 

Rektori Hajrizi, u shpjegoi studentëve mundësitë që UBT ka krijuar, infrastrukturën dhe laboratorët e rinj që janë në proces e sipër, në mënyrë që ata t’i kenë më të lehta studimet e tyre akademike.

 

Mësimi teorik dhe ai praktik ishte një nga çështjet që prof.dr. Edmond Hajrizi diskutoi me studentët, duke theksuar se ky kombinim bëhet me qëllim që studentët gjatë studimeve të jenë në të njëjtën kohë të gatshëm profesionalisht edhe për nga ana praktike.

 

Ndërkaq nga Këshilli i Studentëve u kërkua edhe më shumë bashkëpunim mes profesorëve dhe studentëve, në mënyrë që të arrihen objektivat e tyre dhe të gjenerohen njohuri të cilat do t’i kontribuojnë në karrierën e tyre profesionale.