Rektori Hajrizi priti në takim Këshillin e Studentëve – Diskutuan për të arriturat dhe sfidat e ardhshme

bool(false) 11/03/2019

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka pritur në takim Këshillin e Studentëve, me ç’rast së bashku diskutuan për arritjet e semestrit të kaluar, kërkesat dhe nevojat e studentëve të të gjitha fakulteteve.

Ky takim pati si qëllim kryesor gjetjen e mënyrave për përmirësimin dhe avancimin e mëtejshëm të studentëve në fushat e ndryshme.

 

Në fjalimin e mbajtur për studentët, rektori, prof. dr Edmond Hajrizi tha se UBT është duke punuar vazhdimisht që t’ju ofrojë studentëve kushte edhe më të përshtatshme për mësim dhe hapësira që do të jenë tërësisht në dispozicion të tyre.

“Krahas kampuseve, laboratorëve dhe hapësirave të tjera për studim, UBT është në ndërtim e sipër të objektit të ri në Lipjan, i cili do të jetë 27 mijë metra katrorë, në të cilin do të ofrohen kushtet më të mira dhe laboratorët më të sofistikuar për praktikë”, tregoi ai.

 

Drejtori për Çështje Akademike, prof. dr Muhamet Ahmeti, i cili theksoi se ky takim është organizuar për të diskutuar për semestrin veror, në mënyrë që studentët të japin sugjerimet e tyre dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“Ne do të mundohemi që orarin dhe kushtet që i ofron UBT, t’i përshtatim me nevojat tuaja, prandaj edhe në këtë semestër jemi shumë të interesuar që studentët tanë të jenë pjesë e vendimmarrjes”, konstatoi ai.

 

Studentët pjesëmarrës në mbledhje, që përfaqësuan të gjitha fakultetet ekzistuese në UBT paraqitën të arriturat, sfidat me të cilat janë përballur, si dhe kërkesat e tyre për semestrin veror.