Rektori Hajrizi priti në takim ambasadoren e Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck

bool(false) 01/02/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ambasadoren e Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.

 

Në këtë vizitë, rektori Hajrizi së bashku me ambasadoren Hernmarck kanë diskutuar për çështje të ndryshme që ndërlidhen me fushën e arsimit në Kosovë, duke u fokusuar në zhvillimin e të rinjve në komunitet, si dhe ndikimin që ka UBT në zhvillimin e tyre profesional.

 

Ndër të tjera, në këtë vizitë, ambasadorja Hernmarck u njoftua nga afër me punën e UBT-së dhe arritjet e institucionit, nga ku rektori Hajrizi e njoftoi me infrastrukturën moderne të institucionit, si dhe me numrin e madh të laboratorëve inovativ, ku studentët zhvillojnë punën e tyre hulumtuese dhe kërkimore.

 

Që nga laboratori i mekatronikës, dizajnit të integruar, artit dhe medias digjitale, klinikës së stomatologjisë e deri tek sporti dhe biblioteka inovative, ambasadorja e Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck u njoftua me mundësitë që UBT iu ofron studentëve të saj për t’u zhvilluar në fusha të ndryshme të studimit.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka falënderuar ambasadoren Hernmarck për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke lënë të hapur mundësinë që të bashkëpunojnë ngushtë dy palët në projekte të tjera të përbashkëta.