Rektori Hajrizi pritet në takim pune nga kryetari i Pejës, finalizojnë synimet për projektin “Smart City”

02/12/2020

Peja është komuna e radhës me të cilën UBT së shpejti do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Smart City”, strategji që i mundëson këtij qyteti qasje inovative ndaj problemeve lokale.

 

Për të finalizuar synimet për këtë strategji inovative, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe drejtori i Qendrës për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti, janë pritur në takim pune nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Rejan Arapi, si dhe nga zyrtarë tjerë komunal.

 

Bashkërisht diskutuan çështjet finale për ti hapur rrugë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, teksa thanë se përmes këtij bashkëpunimi jetësohet projekti gjigant e shumë dimensional “Smart City”.

 

UBT do të përgatisë strategjinë “Smart City” edhe për komuna tjera të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Prizrenin, Vushtrrinë dhe Lipjanin, tashmë edhe për Pejën, projekt që mbledhë ekspertë nga akademia, institucionet partnere dhe industria, të cilët do të hartojnë strategji që do t’u mundësojë këtyre qyteteve një zhvillim të qëndrueshëm urban.