Rektori Hajrizi pritet në takim nga udhëheqësit e “Sofia Tech Park”

24/12/2019

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Bullgari, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, është pritur në takim pune nga udhëheqësit e “Sofia Tech Park”, parku i parë i shkencës dhe teknologjisë në Bullgari.

 

Bashkërisht ata kanë shkëmbyer përvoja profesionale, teksa thanë se kanë kontribuuar në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve në fushën e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit në vendet ku veprojnë dhe më gjerë.

 

Rektori Hajrizi dhe udhëheqësit e “Sofia Tech Park”, thanë se kanë biseduar për implementimin dhe jetësimin e projekteve të ndryshme për vitin e ardhshëm.

 

Në UBT është themeluar dhe funksionin Parku Shkencor i Biznesit dhe Inovacionit që është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe rajon. Përkrahë këtij parku, janë themeluar edhe Inkubatori Virtual, Qendra e Dijes, Qendra e Transformimit të Teknologjisë dhe institucione tjera inovative për Kosovën që çdo vit mbështetin qindra projekte inovative, të cilat zbërthehen në produkte dhe kompani të suksesshme.