Rektori Hajrizi pritet në takim nga rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës

01/10/2020

Rektori i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, u prit në një takim pune nga rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës prof. dr. Agron Kasa.

 

Rektori i UBT-së prof. Dr. Edmond Hajrizi, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë takim, që do t’i hap rrugë dy universiteteve për punë të përbashkëta në fushën shkencore dhe hulumtuese, që do të ndërlidh arsimin e lartë mes Prishtinës dhe Tiranës.

 

Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, prof. dr. Agron Kasa, e cilësoi këtë takim të rëndësishëm dhe premtues, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me UBT-në, edhe më tutje përmes projekteve të ndryshme të bashkëpunimit.