Rektori Hajrizi pritet në takim nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka

bool(false) 08/12/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi është pritur në një takim pune nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi i shoqëruar nga drejtori i Qendrës për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti, bashkë me ministrin Damka diskutuan për mundësinë e bashkëpunimeve të ardhshme mes këtyre dy institucioneve.

 

Rektori Hajrizi i ka prezantuar ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fitim Damka, një raport hulumtues mbi fushën e zhvillimit rajonal me qëllim që ky raport t’i ndihmojë ministrisë në këtë fushë.

 

Ndër të tjera, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka shprehur gatishmërinë e plotë që të shtrijë bashkëpunimin për projektet e përbashkëta të realizueshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e institucionit që drejton, në mënyrë që përkrahja për komunat dhe për botën e biznesit të mos mungoj.

 

Nga ana tjetër, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fitim Damka, ka thënë se krijimi i një bashkëpunimi të fortë me universitetet është shumë i rëndësishëm për integrimin e të rinjve tanë të arsimuar në jetën e biznesit, duke theksuar se është shumë e nevojshme të punohet për funksionalizimin e zonave industriale dhe krijimin e vendeve të punës.

 

Të dyja palët u pajtuan që të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për një bashkëpunim sa më efikas në fushën e zhvillimit rajonal.