Rektori Hajrizi pritet në takim nga kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka

16/11/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka qëndruar për vizitë në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku është pritur nga kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

 

Në këtë takim rektori Hajrizi, së bashku me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes të këtyre dy institucioneve, tani edhe me zhvillimin e programit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT.

 

Rektori Hajrizi, ka njoftuar kryetarin Kuka për zhvillimin ndër vite të institucionit, si dhe mundësitë që ka krijuar UBT për studentët dhe të rinjtë, sidomos për fushën e sportit, që është një nga fushat që ndërlidh të UBT-në dhe Federatën e Xhudos së Kosovës.

 

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, e ka njoftuar për së afërmi rektorin Hajrizi, për punën, rezultatet dhe planet e federatës, teksa ia prezantoi edhe Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

 

Nga ky takim, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin për të siguruar kushte sa më të mira për të rinjtë të talentuar të kësaj fushe, e që nesër do të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.