Rektori Hajrizi pritet në takim nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj

15/11/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Pejës, ku ka takuar drejtorinë e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.

 

Në takimin e zhvilluar mes rektorit Hajrizi dhe drejtorit Avdimetaj, është diskutuar për gjendjen e arsimit të lartë në Kosovë, si dhe për mundësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të inovacionit dhe teknologjisë në arsim.

 

Rektori Hajrizi, në këtë takim ka theksuar se zhvillimi i gjeneratave të reja është shumë i rëndësishëm, dhe se bashkëpunimi ndër-institucional është mëse i nevojshëm për arritjen e rezultateve dhe sukseseve të përbashkëta, që më pas i kontribuojnë vendit tonë.

 

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj, ka thënë se është i nderuar me vizitën e rektorit Hajrizi, për të bashkëbiseduar për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e arsimit të lartë.

 

UBT njëtrajtësisht është duke vazhduar bashkëpunimin me institucione për të përmirësuar nivelin e arsimit të lartë në vendin tonë, duke luajtur një rol kyç në këtë fushë, si një institucion inovativ dhe lider në vendin tonë.