Rektori Hajrizi pritet në Gjermani nga eksperti i ekselencës, dr Andreas Dalluege

17/09/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, në kuadër të takimeve me përfaqësues dhe udhëheqës të institucioneve arsimore e kërkimore në Gjermani, është takuar edhe me dr Andreas Dalluege, ekspert për ekselencë, njëherësh edhe anëtar i stafit të menaxhimit të projekteve të ndryshme evropiane, ku UBT edhe është pjesë e tyre.

 

Rektori Hajrizi dhe eksperti Dalluege kanë biseduar mbi rezultatet e para të nxjerra nga dy projektet e mëdha evropiane, në të cilat UBT është implementues.

Projektet në fjalë kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përkrahjen e implementimit të Industrisë 4.0 tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Evropë, ndërkaq projekti i dytë ka të bëjë me matjen dhe kontrollimin e stresit tek njerëzit gjatë punës.

 

Përmes UBT-së, në Kosovë kanë ardhur inovacionet e fundit botërore dhe një primat të tillë po e mban fuqishëm përmes projekteve të shumta inovative me mbi 300 partnerë ndërkombëtarë, bashkë me të cilët tashmë ka jetësuar qindra projekte që kanë ndryshuar qasjen e vendit ndaj arritjeve të reja teknologjike.