Rektori Hajrizi prezanton suksesin e investimeve në teknologji dhe inovacion në Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023

08/05/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe bordit të Forumit Ekonomik të Vjenës mori pjesë në konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023.

Në një panel diskutimi, rektori Hajrizi para pjesëmarrësve shpalosi ekosistemin e UBT-së, zhvillimin brenda vendit dhe depërtimin e UBT-së për nga aspekti i teknologjisë dhe inovacionit në fushën e investimeve në një rrafsh më të gjerë.

Teknologjitë më të reja, arritjet e larta dhe çmimet ndërkombëtare karakterizuan prezantimin unik dhe inovativ të rektorit Hajrizi para të pranishmëve, duke iu vënë një theks i veçantë transformimit të universitetit në qytet të mençur (Smart City) dhe se si prej tij gjeneron edukimin për vende të tjera.