Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e UBT-së në Konferencën Ndërkombëtare Arabo-Evropiane

07/05/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ishte pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare Arabo-Evropiane, konferencë në të cilën u diskutua për ndikimin e ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës.

 

Në këtë konferencë, rektori Hajrizi ka prezantuar para pjesëmarrësve vizionin që ka institucioni që ai drejton lidhur me efektet që po japin ndryshimet klimatike, si dhe modelin që ka ndjekur UBT për të arritur sukseset që ka sot ky institucion i arsimit të lartë.

 

Ndër të tjera, rektori Hajrizi ka folur edhe për Sustainable Development Goals, duke qenë edhe si institucion lider në rajon për impaktin që ka në zhvillimin e qëndrueshëm, teksa në të njëjtën kohë para të pranishmëve ka prezantuar edhe modelin e së ardhmes së UBT-së, si një qytet i mençur shkencor dhe inovativ, i cili është duke ofruar praktikat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare.

 

Kjo konferencë u organizua nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis.