Rektori Hajrizi pret në takim pune profesorin e Iowa State University, dr. Curtis R. Youngs

17/05/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka pritur në një takim pune, profesorin e Universitetit Shtetëror të Iowa-s, dr. Curtis R. Youngs, me të cilin diskutuan rreth aktiviteteve të mundshme mes UBT-së dhe Universitetit Shtetëror të Iowa-s.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi e njoftoi profesorin Youngs lidhur me punën dhe aktivitetin e UBT-së, si dhe studentët dhe stafin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

 

Nga ky takim, si dr. Curtis R. Youngs, ashtu edhe prof.dr. Edmond Hajrizi, ranë dakord që të shtrijnë bashkëpunimin e tyre në të ardhmen, në fusha të ndryshme, përmes aktiviteteve të ndryshme që organizon UBT dhe Universiteti Shtetëror i Iowa-s.

 

UBT dhe shteti i Iowa-s, kanë një lidhje të ngushtë bashkëpunimi, duke bërë që më herët të ketë bashkëpunim me institucione të arsimit të lartë nga ky shtet, duke u mundësuar studentëve nga shteti i Kosovës dhe Iowa-s shkëmbimin e njohurive dhe përvojave përmes ligjëratave të përbashkëta, të mbajtura virtualisht.