Rektori Hajrizi pranon në shenjë mirënjohje një pikturë nga Bekim Jashari

27/09/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka mirëpritur në takim ish-kryetarin e Komunës së Skënderajt, Bekim Jasharin, i cili në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për UBT-në, i ka dhuruar rektorit Hajrizi një pikturë me figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Ndër të tjera, rektori Hajrizi dhe Bekim Jashari diskutuan rreth çështjeve të ndryshme sa i përket arsimit dhe edukimit, si dhe rreth të arriturave të UBT-së në sferën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

UBT krenohet me sakrificën dhe luftën heroike të familjes Jashari për pavarësi, liri dhe demokraci, të cilat sot, populli shqiptar i gëzon, si dhe për angazhimin e kësaj familje për çështje të mëdha të cilat përfshijnë të ardhmen në arsim dhe shkencë të Kosovës.

Lavdi familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë për lirinë e Kosovës.