Rektori Hajrizi po qëndron për vizitë në Vjenë të Austrisë

28/04/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, është duke qëndruar për një vizitë në Vjenë të Austrisë.

 

Gjatë kësaj vizite rektori Hajrizi ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me institucione partnere të arsimit të lartë. Në këto takime rektori Hajrizi ka diskutuar me partnerë institucional lidhur me projektet ekzistuese si dhe për projekte të përbashkëta shkencore në të ardhmen.

 

UBT vazhdon t’i kushtoj një rëndësi të madhe partneritetit me universitete të njohura ndërkombëtare, duke i qëndruar besnik vizionit të institucionit për bashkëpunime në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, mes universiteteve të ndryshme botërore, duke e konsideruar lidhje kyçe për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit të lartë, e që për UBT-në është një ndër prioritetet kryesore.