Rektori Hajrizi prezantoi para koordinatorëve për Sigurimin e Cilësisë dhe drejtorëve të shkollave profesionale, formulën e financimit për arsimin profesional

07/07/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka prezantuar formulën e re të financimit për arsimin profesional në trajnimin me koordinatorët për Sigurimin e Cilësisë dhe drejtorët e shkollave profesionale të mbështetura nga projekti ALLED2.

 

Rektori Hajrizi  para pjesëmarrësve prezantoi web platformën e Sistemit të Planifikimit Financiar për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e dallimit mes planifikimit financiar të arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional.

 

Sipas rektorit Hajrizi kjo formulë është e nevojshme për sistemin arsimor dhe lehtë e qasshme pasi që është e bazuar në internet, duke shtuar se ky planifikim financiar përfaqëson nevojat e shkollave, duke qenë një ndihmesë shumë e mirë për shkollat për mënyrën e financimit.

 

Ky trajnim është duke u mbajtur nga programi ALLED2 me koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë dhe drejtorët e shkollave profesionale, për temat që ndërlidhen me sigurimin e cilësisë dhe me propozimin për përmirësim të Financimit të AAP-së në Kosovë.

 

Ditë më parë, rektori Hajrizi ka prezantuar dokumentin e quajtur “Planifikimi Financiar për Sistemin e AAP-së në Kosovë – Propozim për Përmirësim”, publikuar nga programi ALLED2, në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Samiti, dokument i cili shtjellon në detaje skenarët të cilët duhet ndjekur për një zgjidhje efektive, duke sjellë analiza dhe rekomandime të opsioneve të ndryshme të mundshme rreth financimit të AAP-së në Kosovë, brenda kornizës legjislative ekzistuese.