Rektori Hajrizi përfaqëson Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të EUROSIM-it

02/03/2018

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Evropiane të Asociacioneve Kombëtare për Modelim dhe Simulim (EUROSIM), që është forum evropian në të cilin Kosova përfaqësohet nga UBT, përmes Asociacionit Kosovar për Modelim dhe Simulim.

Në këtë takim janë diskutuar në detaje punët e realizuara gjatë vitit të kaluar, me ç’rast Kosova u vlerësua lartë për realizimin e punëve gjatë vitit 2017. Anëtarët e forumit kanë shqyrtuar edhe mundësitë për realizimin e shumë projekteve për të ardhmen.

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë forum është mundësi unike për komunikim akademik të Kosovës me vendet tjera anëtare, që aktualisht po sjellin inovacione në arsim.

“Anëtarësimi dhe pjesëmarrja e Kosovës në nivel ndërkombëtar në fushën e arsimit, është një e arritur që po realizohet përmes UBT-së dhe përfaqësimi e Kosovës nëpër organizime të tilla flet shumë për ndikimin që institucioni ynë e ka në ndërkombëtarzimin e arsimit të vendit tonë”, theksoi ai

Tutje, grupi punues i EUROSIM morI pjesë edhe në konferencën vjetore ndërkombëtare e shkencore për Modelim dhe Simulim, të organizuar nga “IFAC”, punimet e së cilës janë zhvilluar në Vjenë të Austrisë.