Rektori Hajrizi, panelist në BUA 2019 Conference, në Greqi

18/04/2019

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi po merr pjesë në edicionin e pestë të konferencës  treditore “BUA 2019”, temë kryesore e të cilës është “Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm në regjionin e Ballkanit”.

Konferenca po i zhvillon punimet në Aristotle University of Thessaloniki, në Greqi.

 

Përmes këtij organizimi, Asociacioni i Universiteteve Ballkanike ka mbledhur qindra udhëheqës dhe ekspertë të institucioneve më të njohura akademike nga mbarë regjioni i Ballkanit, ku rektori Hajrizi, në cilësinë e panelistit, ndau përvojën dhe arritjet e UBT-së në nivel kombëtar e ndërkombëtar, përmes temës “Nga universiteti i ekselencës tek cilësia në arsimin e lartë”.

 

Në edicionin e sivjetmë, BUA 2019 Conference ka mbledhur 34 rektorë dhe 170 delegatë nga 44 universitete të 10 shteteve të Ballkanit .

Tematika e konferencës lidhet me zbatimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, përfshirë Studimet ballkanike, Rrjetet akademike dhe kërkimore evropiane, Partneritetet kërkimore, Qasjet moderne në bujqësi dhe pylltari, Zhvillim të qëndrueshëm, Sigurim të cilësisë dhe Certifikim në arsimin e lartë.

 

UBT është anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike, që po shërben si një platformë për rrjetëzim ndërinstitucional dhe fuqizim të bashkëpunimit ndërkombëtar.