Rektori Hajrizi ngushëllon popullin amerikan me rastin e vdekjes së ish-sekretares së ShBA-ve, Madeleine Albright

bool(false) 24/03/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në emrin e tij personal dhe të institucionit që drejton, ka ngushëlluar familjen Albright dhe gjithë popullin amerikan, me rastin e vdekjes së ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

 

“Ndarja nga jeta e ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një humbje e madhe jo vetëm për popullin amerikan por edhe për popullin e Kosovës. Përkrahjen e madhe që Madeleine Albright ja dha Kosovës, si mbështetëse e madhe në rrugën drejt Pavarësisë së Kosovës ne nuk e harrojmë asnjëherë. Populli i Kosovës asnjëherë nuk harron miqtë e vendit që e ndihmuan atëherë kur iu cenohej e drejta e lirisë, dhe asnjëherë nuk do të harroj kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Albright për çështjen e Kosovës”, ka thënë rektori Hajrizi.

 

Madeleine Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila luajti rol të madh në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.