Rektori Hajrizi ngushëllon familjen Nishani

bool(false) 28/05/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka ngushëlluar familjen Nishani dhe mbarë popullin shqiptar për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

 

Rektori Hajrizi ka vlerësuar lartë kontributin e ish-presidentit Nishani në avancimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, përfshirë sidomos bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë.

 

“Ish-presidentin Nishani do ta kujtojmë përherë për kontributin e tij si ushtarak, pedagog e deputet e sidomos për rolin e tij unifikues si President që u shërbeu me nder e dinjitet të gjithë shqiptarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi me rastin e ndarjes nga jeta te presidentit të shtatë të Shqipërisë.