Rektori Hajrizi ngushëllon familjen e shkencëtarit Rifat Gjota

17/01/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka ngushëlluar familjen Gjota, me rastin e ndarjes nga jeta të shkencëtarit e pedagogut të njohur kosovar, Rifat Gjota.

 

Rektori Hajrizi, si dikur student i tij, shkruan në telegramin e  ngushëllimit, se si mësimdhënës Gjota ishte i jashtëzakonshëm ndërsa si shkencëtar e zbulues deri tash i papërsëritshëm në trevat tona.

 

“Shkencëtari e zbuluesi Gjota tërë jetën ia kushtoi shkencës, zbulimit e mësimdhënies. Gjurmët e tij në shkencë kanë tejkalur kufijtë nacional ndërsa dija e tij ëshë shpërndarë tek shumë studentë e breza të cilët kanë arritur rezultate të larta duke e pasur pikërisht si inspirim profesor Gjotën”, ka shkruar rektori Hajrizi.