Rektori Hajrizi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Yıldız Technical University” në Stamboll

22/11/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka arritur disa marrëveshje bashkëpunimi me universitete të njohura atje.

 

Në ditën e parë të kësaj vizite, rektori Hajrizi u prit në takim nga rektori i “Yıldız Technical University”, me seli në Stamboll, prof.dr. Tamer Yılmaz.

 

Rektori Hajrizi në emër të UBT-së dhe rektori Yilmaz nga “Yıldız Technical University” pas takimit të frytshëm nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në mes të këtyre dy institucioneve, e cila parasheh inkurajimin e kontaktit dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet stafit akademik e shkencor si dhe ndërmjet studentëve. Të dy institucionet do të përpiqen të bashkëpunojnë në arsim dhe kërkim në fusha me interes të përbashkët.

 

Marrëveshja përveç hulumtimeve të përbashkëta parasheh edhe shkëmbim të studentëve, të stafit akademik e shkencor, ligjërata të përbashkëta përmes e-learning, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve të publikuara akademike dhe informacioneve të tjera.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshjeje, me një prej universiteteve më të vlerësuara në botë.

 

“UBT po krijon çdo ditë e më shumë aleat të fortë të dijes e shkencës kudo nëpër botë. Në këtë kuadër është edhe marrëveshja e nënshkruar sot me ‘Yıldız Technical University’  një ndër universitetet më të mira në botë”, u shpreh rektori Hajrizi, i cili do të qëndroi për disa ditë në Turqi, ku do të ketë takime të rëndësishme me institucionet akademike e shkencore atje.

 

Yıldız Technical University është renditur në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë. Në 26 lëndë mësimore ky universitet është renditur krye të universiteteve më të mira botërore.

 

z