Rektori Hajrizi nderohet me Pllakën e Artë të Universitetit “Nova univerza” në Lubjanë të Sllovenisë

22/12/2023

Për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e punës shkencore, pedagogjike dhe edukativo-arsimore të universitetit dhe në rritje e reputacionit të tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nderuar me Pllakën e Artë të Universitetit “Nova univerza” në Lubjanë të Sllovenisë.

Rektori Hajrizi është shquar si një udhëheqës vizionar i një institucioni lider siç është UBT në arsimit e lartë në Kosovë dhe rajon, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi të stimulueshëm për zhvillimin e njohurive dhe inovacionit.

Ceremonia e ndarjes së Pllakës së Artë në Lubjanë ka qenë një moment i rëndësishëm për arritjet e Rektorit Hajrizi në arenën ndërkombëtare, si dhe në krijimin e partneriteteve institucionale duke i mundësuar të rinjve hapësira të reja veprimi në botën akademike.