Rektori Hajrizi në vizitë në Hungari e në Poloni, dakordim për projekte të përbashkëta

04/12/2015

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi qëndroi për vizitë në Budapest të Hungarisë dhe në Varshavë të Polonisë, me qëllim zhvillimin e takimeve me përfaqësues të universiteteve me të cilat UBT ka bashkëpunim në fusha të ndryshme.


Në Budapest, rektori Hajrizi takoi drejtuesit e Universitetit Corvinus dhe të Universitetit Semmelweis, universitete me të cilat UBT ka marrëveshje bashkëpunimi për programe të përbashkëta, mobilitet të stafit e të studentëve dhe fusha të tjera.

Kësaj here, fokusi i takimit ishte te fillimi i disa projekteve hulumtuese të përbashkëta në vitin 2016.


Ndërsa, në takimin me drejtuesit e Universitetit të Varshavës u diskutua rrjedha e bashkëpunimit të dy institucioneve, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, nënshkruar vite më parë.

 

Me theks të veçantë u diskutua për zgjerimin e fushës së aktiviteteve të përbashkëta edhe në programe të tjera të Unionit Evropian.