Rektori Hajrizi në takimin e Projektit Erasmus Mundus Green TECH në Lubjanë

23/11/2015

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi po qëndron për vizitë në Slloveni, gjatë së cilës ai ka qëndruar edhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Lubjanës.


Ai mori pjesë në takimin e Projektit Erasmus Mundus Green TECH, për të prezantuar përvojën e UBT-së në fushën e mobilitetit dhe arsimit të lartë në Kosovë.

 

Gjithashtu, rektori Hajrizi zhvilloi takime me përfaqësues të shumë universitete evropiane, si nga Gjermania, Spanja, Portugalia, Bullgaria, Sllovenia, si dhe nga vendet e regjionit, me të cilët diskutoi për projekte bashkëpunimi në mobilitet dhe projekte të përbashkëta, nga të cilat do të përfitojnë stafi dhe studentët, duke përfituar bursa dhe mundësi vazhdimi të studimeve jashtë vendit.