Rektori Hajrizi në Salzburg të Austrisë

27/02/2016

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në takimin e koordinatorëve në kuadër të programit Curriculum Development joint  European Political Science MA (euroPS), i cili i zhvilloi punimet në Universitetin e Salzburgut në Austri.

 

Qëllimi i takimit ishte që të analizohen aktivitetet e zbatuara deri tani dhe të planifikohen ato që do të zbatohen në muajt në vijim deri në fund të vitit. Gjithashtu, takimi kishte si synim dizajnimin e strukturës dhe moduleve të programit studimor Master.

 

Përveç rektorit Hajrizi, UBT në këtë takim u përfaqësua edhe nga profesori në UBT, Alfred Marleku (PhD cand.) dhe Betim Gashi, të cilët dhanë një kontribut substancial në aspekte të përgjithshme të organizimit të aktiviteteve të projektit ERASMUS+ dhe programit Master në Shkenca Politike.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi mbajti një prezantim të detajuar lidhur me zhvillimin e JDBMS, sistemit që ka për qëllim menaxhimin e sistemit të informatave lidhur me programin e përbashkët Master në shkenca politike. Pjesa më e madhe e punës sa i përket konceptimit dhe zhvillimit të këtij sistemi u bë nga UBT nën përkujdesjen e rektorit Hajrizi.