Rektori Hajrizi në punëtorinë për krijimin e një rrjete strategjike në kuadër Erasmus Plus

25/02/2015

Rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi mori pjesë në punëtorinë për krijimin e një rrjete strategjike në kuadër të projektit evropian Erasmus Plus, që u mbajt në Universitetin e Vjenës.

Erasmus është një nga shumë programet të cilat UBT i ofron në Kosovë dhe në rajon dhe nga të cilat përfitojnë një numër i madh studentësh të UBT-së.

Në këtë takim ishin përfaqësuesit nga Universitetet nga Konstanca, Antwerpi, Lyoni, Pavia, Vjena dhe Salzburgu, ndërsa rektori i UBT-së, Hajrizi ishte përfaqësuesi i vetëm nga rajoni i Ballkanit.