Rektori Hajrizi në konferencën e “Erasmus +” në Grac të Austrisë

21/10/2015

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi po qëndron në Grac të Austrisë, ku, si i ftuar nga organizatorët, po merr pjesë në një konferencë organizuar nga autoritetet austriake dhe Programi Erasmus +, temë e së cilës është bashkëpunimi ndërkombëtar dhe diplomat e përbashkëta.

 

Gjatë punimeve të ditës së parë të konferencës dyditore, rektori Hajrizi, në cilësinë e ekspertit të reformave të arsimit të lartë në Kosovë, prezantoi zhvillimin dhe të arriturat në arsimin e lartë në Kosovë dhe mundësitë që ofron Kosova në bashkëpunimin ndërkombëtar.


 

Gjatë punimeve të konferencës, rektori Hajrizi ka takuar një numër të madh drejtuesish të universiteteve të ndryshme evropiane, të cilët kanë shprehur interes për bashkëpunim me Kosovën me theks të veçantë për bashkëpunim me UBT-së.