Rektori Hajrizi mori pjesë në takimin e projektit QUADIC në Sofje të Bullgarisë

03/04/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga prof. dr. Besnik Skenderi, mori pjesë në takimin: “How to build Regional Cooperation Network in Higher Education”, organizuar nga projekti QUADIC, e që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi së bashku me profesorin Skenderi, kanë diskutuar me partnerët për treguesit e materialeve të prekshme dhe për të gjitha temat e menaxhimit të projektit, duke përfshirë punën e shpërndarë ndërmjet programit dhe vendeve partnere.

 

Ndër të tjera, në kuadër të takimit tre ditor që është zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, është bërë paraqitja e redaktimit të memorandumit të mirëkuptimit, teksa janë prezantuar edhe disa shembuj të marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe memorandumeve të mirëkuptimit për krijimin e shoqatave nga Université Côte d’Azur.