Rektori Hajrizi mori pjesë në takimin e partnerëve të projektit Quadic

12/04/2023

Në vazhdën e takimeve  të projektit Quadic në kuadër të programit Erasmus+, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i shoqëruar nga koordinatorja e Zyrës së Projekteve, Elinda Krasniqi, mori pjesë në takimin e radhës të partnerëve të projektit Quadic në Ferizaj.

Në këtë ngjarje, rektori Hajrizi në fjalimin e tij ka përmendur të arriturat e UBT-së përmes këtij projekti dhe zgjerimin e partneriteteve me institucione kredibile të arsimit nëpër vende të ndryshme të botës, duke u mundësuar kështu studentëve dhe profesorëve shkëmbim të ideve dhe përvojave të tyre.

UBT ka aplikuar edhe në projekte të tjera në kuadër të programit Erasmus+, duke fuqizuar kështu rolin në arsim dhe edukim, si dhe duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës.