Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën e XVIII-të Evropiane të AMFE-s

22/05/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në Konferencën e XVIII-të Evropiane të organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë (Albanian Medical Federation for Europe).

Rektori Hajrizi në fjalën e tij hyrëse shprehu nderimin dhe kënaqësinë e tij për të qenë pjesë e këtij ngjarjeje të rëndësishme, njëherit nënvizoi se kjo konferencë ofron një platformë të vlefshme për shkëmbim të ideve, përvojave dhe zbatimin e metodave të reja dhe inovative në mjekësinë moderne.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se UBT është i përkushtuar në zhvillimin e shkencës dhe mjekësisë në Kosovë, duke ndihmuar në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar dhe duke kontribuar në avancimin e shëndetit publik.