UBT dhe Studentët e UP në NASA Space Center në Florida

18/05/2018

Muhammed Retkoceri, Rinor Maloku dhe Taulant Mehmeti, studentë të UBT, së bashku me kolegët e tyre nga Universiteti i Prishtinës (UP) kanë ardhur në Qendrën Hapësinore të NASA-s në Florida, Shtetet e Bashkuara.

Të tre studentët e UBT dhe kolegët e tyre nga UP janë pjesë e projektit NatEv Explorer, i cili u shpall fitues i çmimit “People’s Choice Award” nga NASA SpaceApps Challenge.

Duke raportuar për këtë ngjarje, agjensia e lajmeve Telegrafi ka thënë se një foto e postuar nga grupi i të rinjve tregon se ata kanë marrë me vete flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ëndrra u realizua. NatEv dhe ICK [Qendra për Inovacionin e Kosovës] e pushtojnë NASA-n. Falënderime të veçanta për të gjithë për mbështetjen, “ata thanë, sipas Telegrafi.