Rektori Hajrizi mori pjesë në punimet e Forumit Evropian të Alpbachut

07/09/2015

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në punimet e Forumit Evropian të Alpbachut në Austri.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që zhvillohen në kuadër të Forumit Evropian të Alpbachut. Rektori Hajrizi ka zhvilluar një varg takimesh të rëndësishme me përfaqësues të universiteteve të rëndësishme botërore dhe përfaqësues të tjerë nga e gjithë bota, të mbledhur në këtë forum tradicional, ndër më të rëndësishmit nga forumet me karakter ndërkombëtar.


Pjesëmarrës në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Forumit të Alpbachut ishin edhe disa studentë të UBT-së, dy prej të cilëve me bursë të ofruar nga “Alpbach Kosova”.

 

Forumi Alpbach organizohet në Austri çdo vit dhe në të shtrohen për diskutim çështje të rëndësishme nga të gjitha fushat, ndërsa pjesëmarrës në të janë udhëheqës shtetesh, udhëheqës institucionesh të rëndësishme ndërkombëtare, përfaqësues universitetesh prestigjioze e mysafirë të tjerë, ndër ta një numër i madh studentësh nga e gjithë bota.